Report TV - Protestë prindër-nxënës në Vlorë për trasferimin nga shkolla aktuale

2018-05-04 1

Ngrihen në protestë prondërit dhe nxënësit e shkollës së mesme dhe 9 vjeçare, ?Jani Minga? në Vlorë.

Shkak për këtë është bërë transferimi i nxënësve nga kjo shkollë tek shkolla e mesme "Mustafa Kemal Ataturk".

Sipas prindërve transferimi i fëmijve të tyre në një shkollë tjetër është problematike pasi ajo është larg nga zona ku ata banojnë.

Prindër dhe nxenës të shkollës së mesme ?Jani Minga? në Vlorë sot kanë zhvilluar një protestë në lidhje me transferimin në një shkollë tjetër e cila është më larg nga zona e tyre e banimit.

Me një komunikim verbal nga drejtoria e shkollës u është komunikuar se nxënësit e shkollës së mesme që ndjekin mësimet në shkollën Jani Minga do të transferohen në shkollën e mesme "Mustafa Kemal Ataturk", kjo pasi në shkollën aktuale bëjnë mësim edhe nxënësit e 9 vjeçarës.