Opozita kërkon qeveri antimafia, Basha: Të ikë Rama! - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një muaj pasi kryeministri Edi Rama nisi zyrtarisht mandatin e dyte, opozita kërkon largimin e tij dhe krijimin e nje qeverie te përkohshme. Zhvillimet e ditëve te fundit me bandën e trafikut te drogës dhe ish-ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri kane bashkuar për here te pare partitë qe ne 25 qershor dolën ne opozite ne një tryeze te iniciuar nga partia demokratike qe konkludoi me një deklarate te përbashkëtFronti i Bashkuar Opozitar kërkon largimin e kryeministrit Rama si drejtuesi, si përgjegjësi dhe drejtuesi i narko-shtetit, përfituesi i drejtpërdrejtë i lidhjeve të tij mafioze dhe ministrave të tij, me narko- trafikantët dhe trafikantët e armëve. Fronti i Bashkuar Opozitar kërkon krijimin e një qeverie anti-mafia dhe të reformës zgjedhore me qëllim shembjen e lidhjeve të krimit me politikën dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si e vetmja rrugë për t?i kthyer legjitimitetin qeverisë.Kjo kërkesë e opozite vjen menjëherë pas publikimit te dosjes hetimore për Habilajt.Sot shqiptarët kanë provat e pakundërshtueshme të kësaj marrëdhënie krim dhe politikë, kanë provat e pakundërshtueshme se përfituesi kryesor i kanabizimit të vendit, i qindra-milionë eurove të drogës, është vetë Edi Ramës. Kanë prova, se këto para janë përdorur për të kriminalizuar zgjedhjet përmes shitblerjes së votave dhe përdorimit të bandave kriminale për tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.Kjo lëvizje shënon bashkëpunimin e pare mes PD dhe LSI.Për ata që bojkotuan zgjedhjet, për të gjithë shqiptarët që e duan vendin e tyre sepse tani ky front do të nisi të gjithë angazhimin e tij për të pasur një aksion politik që është shumë i rëndësishëm. Një luftë kundër narko shtetit i cili përfaqësohet dhe drejtohet nga kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama.Ende nuk ka një agjende se cfare do te beje ky front opozitar, por protesta nuk do te këtë.Protestë nuk bëjnë partitë politike. Partitë politike bëjnë manifestime por protestat vijnë nga populli të cilët e ndiejnë dhe ju vijnë e përbrendshme dhe populli duhet të besojë të ata që e drejtojnë.Fronti i bashkuar opozitar kundër krimit i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të nisë urgjent hetimin për ish-Ministrin Sajmir Tahiri dhe të vendose para drejtësisë të gjithë individët e implikuar në trafikun e drogës. Kjo tryeze përfshinte te gjitha partitë opozitare, përveç kreut te partisë Libra Ben Blushi. Ndërkohë qe ra ne sy qe pjese e frontit kundër krimit ishte edhe kreu i partisë zgjidhja Koco Kokedhima, politikani qe për vite me radhe kërkoi legalizimin e kanabisit dhe njeriu te cilit PD i hoqi mandatin. Një tjetër politikan që bëri përshtypje në krah të Lulzim Bashës, ishte kreu i Partisë së Punës së Shqipërisë Marko Dajti.