http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave Ahmetaj, në një takim me përfaqësues të biznesit të vogël, mbrojti propozimin për përfshirjen në skemën e TVSH-së. Ai theksoi se kjo masë do arrijë të formalizojë ekonominë shqiptare, madje do të ketë edhe rritje të konkurrencës.Por, shqetësimi i tregtarëve të vegjël, mbetet tek pasojat e përfshirjes së tyre në skemën e TVSH-së: rritja e çmimeve. Konstatim të cilin Ahmetaj nuk e pranoi.Gjatë takimit, Ahmetaj siguroi se te gjithë shitësit ambulantë do të përjashtohen nga TVSH.