http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Studentët e Universitetit të Arteve tanimë kanë një studim për veprat e realizmit Socialist. Është botimi më i ri i Galerisë së Arteve, një katalog i mirëfilltë ku rijetëzohet në imazhe i gjithë fondi i këtij institucioni. Ermir Hoxha, pedagogu i Artit Vizual ka rrëmuar në arkiva, biblioteka e studio piktorësh.Nuk është vetëm një botim për pikturat, por edhe për skulpturën, revistat, posterat dhe gjithçka lidhej me artin vizual që krijohej në Shqipërinë Komuniste. E ndarë në katër epoka që nga 1945, Ermiri përcjell jo vetëm për studentët e artit, një histori që rrëfen kultin e njeriut dhe diktatorit, dëshirën për liri dhe zinxhirët e pushtetit.Në kushtet kur të gjithë turistët e huaj tregojnë interes për këtë periudhë të artit vizual, për drejtorin e Galerisë është krim që Shqipëria e institucioni nuk përballon dot edhe botimin në anglisht të këtij studimi - katalog.