Report TV - Avion prej letre, skulptura i kthen ​memorien ish Fushës së Aviacionit

2018-05-04 4

Ish Fusha e Aviacionit të Tiranës, po kthehet në një qendër të re artistike për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sipas një projekti të Bashkisë së Tiranës. Hap i parë është hedhur. Kjo vepër arti, ky avion prej letre i zmadhuar është promovuar në parkun e fushës së aviacionit në mes të pedonales. ?Është origrami ?Ëndërr Fëmijërie?, që ka për qëllim të ruaj memorien ose kujtesën kolektive të zonës ku është vendosur.
Vepra imiton aeroplanët prej letre, të cilat i bëjnë shpesh fëmijët. Është 11.5 m e gjatë, thuajse sa gjatësia reale e një Avioni Mig që dikur gjendej shpesh në ish Fushën e Aviacionit në kohën e luftës pa paqe.

"Është si një fletë letre që pas disa kohësh mendohet të mbajë mbi shpinë pjesëza letërsie për fëmijë, nga filmat e animuar të para viteve 90-të, personazhe fëmijësh, letërsi etj? Vendosja e kësaj vepre arti në park, e kthen zonën e Ish Fushës së Aviacionit, në një vend ku të rinjtë kanë dëshirë të promovojnë atje librat e tyre, artin, teatrin etj?? thotë autori i projektit Elian Tanini.

Free Traffic Exchange