Takimi - Biznesi i vogël në TVSH, Ahmetaj tregon kategoritë që mbeten jashtë

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se 65 mijë biznese të vogla nuk do të përfshihen në skemën e detyruar të TVSH-së.
Gjatë një takimi me 100 biznese të vogla në Kryeministri, Ahmetaj tha se pjesë e kësaj skeme do të jetë vetëm ajo pjesë e biznesit të vogël që është pjesë e transaksioneve që rrjedhin nga biznesi i madh.
Ahmetaj siguroi gjithashtu se nuk do të ketë rritje të çmimeve dhe se kjo skemë sipas tij do ti shërbejë vetëm ristrukturimit të biznesit të madh.
Ahmetaj: Keni përgjegjësinë për të bërë gjënë e duhur, për të deklaruar. Ky detyrim është për të gjithë ata persona që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë. Në diskutimet që kemi pasur qoftë teknike, qoftë politiko-teknike me kryeministrin dhe stafet ne jemi shumë të qartë se biznesi i vogël që i referohem zejtarisë, berberit, taksistit, janë jashtë skemës, do të jenë të përjashtuar nga skema e TVSH. Ambulantët, tregjet e bashkive do të jenë të përjashtuar. Ai që shet fruta-perime në Lushnje, Divjakë apo Fier nuk është pjesë e detyrimit për të deklaruar TVSH. Po e kolaudojmë në mënyrë që ne të fusim në sistem jo këtë pjesë të sipërmarrjes që është e vogël dhe jeton kryesisht me punën e vet por atë pjesë të biznesit të vogël që është pjesë e transaksioneve që rrjedhin nga biznesi i madh dhe që kanë të bëjnë me përdorimin e imputeve në punën e tyre apo produkteve që blejnë në zinxhir në sipërmarrjen e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-i-vogel-ne-tvsh-ahmetaj-tregon-kategorite-qe-mbeten-jashte/