Xhafaj: Dosja “Habilaj” në dorë të drejtësisë italiane - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar pas konferencës kombëtare për antitrafikun se dosja Habilaj nuk i përket policisë, por drejtësisë italiane. Ai shtoi se duhet pritur përfundimi i hetimeve për të dhënë një reagim mbi këtë cështje. Më herët, gjatë konferencës për antitrafikun, në të cilën ishte e pranishme dhe ambasadorja Vlahutin dhe Ambasador Borchard, Xhafaj tha se do të ketë tolerance zero ndaj krimit të organizuar dhe trafikantëve. Fjala e ministrit Xhafaj ne konferencen kombetare antitrafikim: E nderuar Ambasadore Vlahutin, I nderuar Ambasador Borchard, Zonja dhe zotërinj Lufta ndaj trafikimit të qënieve njerëzore është në fokusin e Qeverisë Shqiptare, është pjesë e rëndësishme e prioriteteve të Ministrisë së Brendshme edhe në 4 vitet e ardhshme. Trafiku i qënieve njerëzore është një dukuri negative në shoqëritë moderne që shkatërron jetë njerëzore dhe gjithashtu ushqen krimin e organizuar. Trafikimi i qënieve njerëzore është një formë skllavërie në kohërat moderne, e cila nuk është fenomen i vetëm një vendi apo shteti të caktuar dhe padyshim nuk është e limituar nga kufijtë kombëtare. Gjatë këtyre katër viteve, Shqipëria ka shënuar sukses në përpjekjet e saj në këtë luftë, duke u përqendruar kryesisht në fuqizimin e strukturave kombëtare të referimit për viktimat e trafikimit në nivel qendror dhe lokal, kontrollin e trafikimit të brendshëm, kryesisht të fëmijëve dhe të grave, përmirësimin e standardeve të identifikimit dhe mbrojtjes së viktimave dhe gjithashtu fushata të vazhdueshme ndërgjegjësimi në publik. Këtë e dëshmon më së miri edhe Progres Raporti i fundit i BE. Megjithatë, nuk jemi kurrë të kënaqur, sado progres të shënojmë në këtë drejtim. Ministria e Brendëshme, Policia e Shtetit do të vazhdojnë të jenë përherë kërkues dhe me tolerancë zero ndaj kësaj plage, e cila mbart në vetvete një potencial pasojash shkatërruese për jetën e individit dhe shoqërisë në tërësi. Dëshiroj të tërheq vëmendjen këtu në një aspekt tjetër shumë delikat, atë të trafikimit të të miturve për qëllime shfrytëzimi. Plani i Veprimit 2014-2017 ka qenë një mekanizëm efiçent në termat e ndjekjes penale, mbrojtjes, parandalimit dhe koordinimit, në luftën ndaj dukurie të shëmtuar dhe të rrezikshme. Si Ministër i Brendshëm shpreh vendosmërinë time që në Planin e ri të Veprimit të tregohemi më agresivë në këtë betejë.Pa dyshim në këtë luftë ne nuk mund të veprojmë të vetëm pa bashkëpunimin e vendeve të tjera fqinje, por jo vetëm. Kjo edhe për dy arsye madhore. E para për shkak se trafikimi i qënieve njerëzore përmban forma të dhunshme të krimit, dhe e dyta sepse trafikimi nuk ka vetëm viktima të drejtpërdrejta, pasi është një ndër shkaqet e formave të tjera të krimit të organizuar.Jemi gjithashtu të vetedijshem se pjese e arritjeve tona ne luftën kunder trafikimit jane edhe perpjekjet e vazhdueshme te shoqerise civile duke sherbyer me sherbime dhe keshillime...

Free Traffic Exchange