Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dita e mërkurë ka nisur intensive për partitë politike pas publikimit një ditë më parë të dosjes së prokurorisë italiane për bandën e Moisi Habilaj, çështje që implikon dhe ish-Ministrin Tahiri që përmendej nga Habilaj në disa raste gjatë bisedave të tij.
Opozita e bashkuar PD-LSI po zhvillon një tryezë takimi prej orës 11:24. Në takim Basha shoqërohet nga deputetët Bylykbashi dhe Strazimiri, ndërsa kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga Vasili dhe Haxhinasto.
Në tryezën e takimit marrin pjesë edhe aleatët parlamentarë të PD-së.
Më herët, Taulant Balla mblodhi grupin parlamentar të PS tek Kryesia e Kuvendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dosja-tahiri-balla-mbledh-grupin-e-ps-opozita-tryeze-ne-1100/