Report TV - Butrinti, Tare: Nëse ka ndërtime UNESCO të heqë statusin

2018-05-03 0

Anëtari i Bordit të UNESCOS, Auron Tare, i ftuar në emisionin ?45 minuta? të gazetarit Denis Minga ka folur rreth skandalit të ndërtimit në Butrint, që ditë më parë ku Report TV ka denoncuar një rast ndërtimi brenda parkut Arkeologjik të Butrintit.
Kjo ishte një tematikë, e cila rrëmbeu vëmendjen e shumë medieve dhe padyshim u bë një nga temat më të diskutueshme.Tare ka theksuar se një veprim i tillë ne këtë park do të shërbente si një precedent i rrëzikshëm për monumentet e mbrojtura dhe kjo çon në shkatërrimin e pasurive kombëtare, që janë të mbrojtura nga UNESCO.

I pyetur se çfarë qëndrimi mban UNESCO nëse situata tensionohet, Tare thekson se nëse ndodh një gjë e tillë, merret vendimi për të hequr statusin si zonë e mbrojtur nga ky institucion.