Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur duhan pirja kombinohet me ndotjen e ambjentit apo sëmundjet e trashëgueshme të mushkërive shtohet rrezikun për jetën duke e çuar pacientin drejt një vdekje të heshtur dhe të ngadaltë.
Ky është alarmi që japin mjekët. Silvana Bala, Shefja e Repartit të Pneumatologjisë në një intervistë për OraNews tregon se duhanpirja është ndër shkaktarët kryesor të kancerit të mushkrive në vend.
Silvana Bala: ?Një nga shkaktarët më të rëndësishëm të kancerit të mushkërive është duhanpirja. Kur kjo duhanpirje kombinohet me pastaj dhe me ndotjen e ambienteve të punës apo ambienteve ku jeton individi shansi apo risku për tu sëmurur, si nga sëmundjet kronike të rrugëve respiratore por edhe nga kanceri i mushkërisë rritet.?
Ajo tregon se nga viti në vit ka një rritje të numrit të pacienteve dhe se dominojnë moshat mbi 40 vjeç.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/duhanpirja-shkaku-kryesor-i-kancerit-te-mushkerive/