Report TV - Burrë e grua mbi vinç te Pallati i Kulturës,kërcënojnë vetëvrasje

2018-05-03 1

Dy persona, të identifikuar si Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, burrë e grua dhe ish-të përndjekur politik, mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 u ngjitën mbi vinç në Pallatine Kulturës në qendër të kryeqytetit, duke kërcënuar vetëflijim.

Pas gati dy orësh mbi vinç çifti pranoi që të zbriste nga lartësia.

Nuk dihen ende motivet që i kanë çuar drejtë këtij veprimi, por vetëm pak ditë më parë Teuta Gjinollari, në një intervistë për Repor Tv ka paralajmëruar një veprim të tillë nëse nuk do të merrte paratë e dëmshpërblimit.
Nuk është hera e parë që njerëz kërcënojnë të hidhen nga lartësitë, vetëm dy ditë më parë 35 vjeçari i identifikuar si Sajmir Zalli kërcënoi vetëvrasje nga i njëjti vinç. Zalli zbriti pas gati 60 minutash nga vinçi, ndërsa rrëfeu se motivi që e çoi drejt këtij veprimi ishte fakti se ish-bashkëshortja nuk e linte të takonte fëmijët.

Free Traffic Exchange