Ora News – Korrupsioni në nivelin e qeverisje vendore mbetet i lartë

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Perceptimi i qytetarëve për korrupsionin në nivelin e qeverisje vendore mbetet i lartë. Kjo faktohet nga rezultati i vlerësimit të situatës të qeverisjes vendore i kryer nga PNUD për zbatimin e reformës territoriale ku theksi vendoset kryesisht tek mungesa e transparencës.
Projekti fokusohet tek intervistimi i 12 mijë qytetarëve në 61 bashkitë e vendit , ndërsa del në pah se organet e qeverisjes vendore marrin vendime të pakonsultuar, ndërsa qytetarët nuk kanë informacion në lidhje me shërbimet, aktivitetet apo projektet.
Partnerët ndërkombëtarë që asistojnë në zbatimin e reformës territoriale dhe që e kanë kryer projektin kërkojnë që institucionet vendore të jenë më pranë qytetarëve dhe të krijojnë besueshmëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/korrupsioni-ne-nivelin-e-qeverisje-vendore-mbetet-i-larte/