Ora News – “Tahiri”, Rama: Shokuese ajo çka ka dalë nga biseda e dy kriminelëve

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të neveritshme dhe shokuese atë çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve, ndërsa thekson se pavarësisht aftësisë së integritetit dhe qëllimeve të mira që ka pikasur tek Saimir Tahiri, shqiptarët duhet të dinë të vërtetën.
Rama u kërkon organeve ligjzbatuese që t?i shkojnë deri në fund dhe pa humbur kohë kësaj historie, duke shtuar se qeveria e re nuk do të tolerojë askënd që zgjedh rrugën e krimit.
Reagimi i plotë i Ramës:
Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t?i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-rama-shokuese-ajo-cka-ka-dale-nga-biseda-e-dy-krimineleve/

Free Traffic Exchange