Ora News – Pogradec, akuzohet se la shtatzënë minoren, lihet në burg 55 vjeçari

2018-05-03 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 55 vjecarin, Ligor Biba i cili i arrestua dy ditë më parë me dyshimet se ka abuzuar me një të mitur 15-vjeçare duke e lënë atë shtatzënë në mars të këtij viti.
Në seancën gjyqësore organi i akuzës pasi ka parashtruar mekanizmin e ngjarjes ka kërkuar burg për 55 vjecarin por kjo është kunsërshtuar fort nga mbrojtja. Sipas avokatit të te pandehurit, Bevzat Tarelli prokuroria ende nuk ka prova që bëjnë klientin e tij fajtor për veprën e rëndë duke e cilësuar mbajtjen në burg të paligjshëm.
Avokati shtoi se 55 vjecari është me probleme shëndetesore ndaj kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij.
Nevzat Tarelli: Unë them që edhe sikur të ketë ndodhur ky raport seksual, vepra penale është inekzistente. Për mua, gjykata ka bërë një gabim të rëndë procedural, ndoshta për efekt të ngjarjes apo mediatizim të saj që ka pranuar një kërkesë prokurori pa regjistruar asnjë provë që të formojë dyshimet e arsyeshme për vetë ekzistencën e veprës penale dhe mandej te subjekti i veprës penale.
Mësohet se gjatë seancës i pandehuri ka pohuar se gjithcka është sajesë: ? Jam i pafajshëm, nuk kam bërë asgjë. Gjithcka është një sajesë e vajzës dhe famijarëve të saj. Dua të dal sa më shpejt sepse jam i sëmurë me dy unaza në zemër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pogradec-akuzohet-se-la-shtatzene-minoren-lihet-ne-burg-55-vjecari/

Free Traffic Exchange