http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dalë sot dy herë para medias për të kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit. Dalja e parë e Bashës u bë në orët e para të mengjesit, pas lajmit të arrestimit të Moisi Habilaj. ?Sot është dita që Saimir Tahiri të arrestohet dhe procesi gjyqësor ndaj tij të nisë pa vonesë. Provat e hetimit nga antimafia italiane tregojnë se grupi narkotrafikant i drejtuar nga Moisi Habilaj, kushëri i Saimir Tahiri i ka paguar shuma marramendëse.?Por lideri i opozites e vendosi gishtin e përgjegjësisë tek kryeministri Rama. ?Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij. Saimir Tahiri ka qenë ndërmjetësi i Ramës me Habilajt, Shullazin dhe bandat e tjera në vend. Tahiri nuk është as më pak se vetëm një nga peshqit më të mëdhenj.?Sipas Bashes kjo dosje fakton akuzat e opozitës që zgjedhjet u blenë me paratë e drogës.Basha ka paralajmeruar se fakte te reja do të dalin për ministra të tjerë të qeverisë Rama, ndërkohë që lajmëroi zhvillimin e një tryeze të të gjithë faktorëve politikë për këtë situatë.