Trupi i albanologut me famë botërore, Robert Elsie, i cili u nda nga jeta më datë 2 tetor, ka mbërritur sot në vendin tonë. Trupi i albanologut Elsie mbërriti në Rinas në orën 11:30.
Ai do të prehet në Alpet Shqiptare, pasi ky ishte dhe amaneti i albanologut që la gjurmë në historinë botërore. Ndërkohë, prej orës 14:00 po zhvillohen homazhe te Biblioteka Kombëtare në nder të albanologut me famë botërore.
Në homazhe kanë marrë pjesë shumë personalitete shqiptare, si dhe disa politikanë, mes tyre ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD, Lulzim Basha. Në një mesazh të shkurtër pas homazheve, Berisha e cilësoi Robert Elsie një enciklopedi të gjallë. Më pas, trupi i tij do të niset drejt qytetit të Shkodrës, për t?u prehur përjetësisht në Alpe.