Tahiri: Kushërinjtë keqpërdorën emrin, Prokuroria të zbardhë të vërteten - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sajmir Tahiri reagon pas akuzave per përfshirje ne trafik droge. Ish-ministri i brendshëm ne nje deklarate per shtyp ka folur per përmendjen e emrit te tij ne përgjimet e bandës se drogës te publikuar nga italianet. Tahiri nuk e fsheh se kjo është dita e tij me e vështire, ndërsa pranon lidhjet e gjakut me kriminelet e arrestuar. ?Sot është një ditë jo e lehtë për mua, në raport me veten, moralin tim, familjen e mbi të gjitha me tim bir. Por edhe në raport me njerëzit që njoh, që më kanë besuar e zgjedhur. Dy kriminelë, që janë kushërinjtë e mi të shkallës së dhjetë, janë arrestuar për drogë dhe kanë përmendur emrin tim. Kriminelë që përmendim emra politikanësh për t?u mburrur, unë nuk jam as i pari dhe as i fundit.? Ish-ministri i brendshëm i kërkoi Prokurorisë te nise menjëherë hetimet. ? Menjëherë kërkoj nga prokuroria pa përfituar nga asnjë lloj imuniteti të vërtetohet gjithçka. Unë nuk jam ajo racë njeriu dhe politikani ku fshihet e vërteta, por ndjej përgjegjësi, qoftë dhe ndaj kushërinjve të mi, që kam bërë gabim se katër vite më parë iu kam shitur makinën time personale. Drejtësia ti hetojë deri në fund këta që përmendën emrin tim.? Ne ketë përballje me drejtësinë Sajmir Tahiri kërkon te jete i vetëm. Mes rreshtave ne deklaratën e tij ish -ministri i brendshëm ka dhe nje mesazh per koleget dhe kryeministrin Edi Rama. ?Unë nuk kërkoj nga askush të më besojë e më mbrojë. Më sa pakti nga kolegët e mi, edhe nga kryeministri. Siç nuk kërkoj nga askush që më njeh beson, që të jetë i fortë mbi të gjitha..Unë nuk jam ajo lloj e rracë, që fshihet pas pushtetit e miqësisë, apo me pronarët e medias, për të kërkuar një hije apo skutë në rrugën që duhet bërë për të nxjerrë të vërtetën në dritë. Do luftoj vetë që çdo e vërtetë të zbardhet deri në fund dhe drejtësia të thotë fjalën e saj.? Ndërsa shprehet i hapur ndaj hetimit, Tahiri risjell ne vëmendje sjelljen e politikaneve qe sipas tij, janë kapur me ze e figure ne afera te ndryshme. ?Unë nuk kërkoj të më besojë njeri kot, për më tepër që politikanë që përbetohen ka plot në këtë vend, edhe kur janë kapur me presh në dorë, duke vjedhur e vrarë.? Nje dite me pare policia italiane shkatërroi nje bande te trafikut te drogës, ku dhe u arrestua kreu i saj Mosi Habilaj, kushëri i ministrit Tahiri. Ne përgjimet e kryera nga italianet rreth kësaj bande, përmendet emri i Saimir Tahirit qe kur ishte deputet ne opozite e deri ne fushatën elektorale te 2017.