Ora News – Alarmi nga tumoret, çdo vit rreth 6000 mijë raste të reja me patologji malinje

2018-05-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çdo vit në Shqipëri humbin jetën rreth 3500 persona të prekur nga tumorret. Shifra alarmante u be publike nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë.
Ogerta Manastirliu tha se kanceri i gjirit është patologjia qe haset me shpesh të gratë dhe çdo vit zbulohen 550 raste te reja. Sipas saj 60% e rasteve paraqiten ne stadin e dyte të sëmundjes.
Manastirliu: Vlerësohet se çdo vit në Shqipëri shfaqen 5 mijë deri në 6 mijë raste të reja me tumore. Ato shkaktojnë rreth 16% të vdekjeve që janë shkaku kryesor i dytë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Kanceri i gjirit dhe kanceri kolorekltal, kurse kanceri i stomakut dhe mushkërinjve nuk janë duke u rritur.
Me pak burokraci dhe radhë në spitale, ishin kërkesat e nënkryetares se Komisionit Elisa Spiropalit, adresuar ministres Manastirliu.
Spiropali: Ajo që shef tek Onkologjiku janë mjekë dhe infermierë shumë të dedikuar, por një radhë e gjatë njerëzish sidomos grash që presin aty dhe në kushte jo të mira fatkeqësish. Shpesh burokracia është po aq vrastare sa edhe sëmundja, sepse rëndon pacientin.
Për opozitën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk posedon kapacitetet e duhura ne burime njerëzore apo edhe logjistike për trajtimin e patologjive malinje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/alarmi-nga-tumoret-cdo-vit-rreth-6000-mije-raste-te-reja-me-patologji-malinje/