Ora News – Tahiri: Kërkoj nga Prokuroria që të hetojë gjithçka mbi mua

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkoi nga Prokuroria nisjen e hetimeve për gjithçka që ka lidhje me atë dhe punën e tij.
Në një konferencë për mediat, Tahiri sqaroi pozicionin e tij në lidhje me akuzat që opozitë i ka bërë për përfshirjen ne trafik droge.
Tahiri tha se dy të arrestuarit janë kushërinjtë e tij të 10 që kanë përdorur emrin e tij për të kryer përfitime të paligjshme.
Tahiri: Sot është një ditë jo e lehtë për mua në raport me veten, në raport me moralin tim, në raport me familjen, në raport me tim bir dhe në raport me të gjithë. Është një ditë jo e lehtë edhe për njerëzit që më njohin, me kolegët në parlament dhe në politikë me njerëzit që më kanë besuar dhe zgjedhur dhe që ende besojnë tek mua.
Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi të shkallës së 10-të janë arrestuar për trafik droge sic u bë e ditur pa hezituar të përmendnin edhe emrin tim sigurisht kriminelë që përdorin emra politikanësh apo ministrash për tu mburur me njëri-tjetrin në dobi të përfitimeve të paligjshme ka pa fund. Unë nuk jam as i pari dhe as i fundit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-opozita-po-shfrytezon-genjeshtrat-e-krimineleve/

Free Traffic Exchange