Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Grabitet pika e karburantit në fshatin Qishbardhë të Vlorës, grabitësit lidhin rojen duke e mbyllur në një dhomë dhe marrin një shumë prej rreth 35 mijë lekë të reja.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 05:15 minuta, ndërsa dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë lidhur rojen e karburantit Xhevair Lelaj, duke e mbyllur në një dhomë dhe më pas kanë kontrolluar duke grabitur të gjithë shumën e xhiros, rreth 35 mijë lekë të reja.
Pas grabitjes këta të fundit janë larguar, duke e lënë rojen të lidhur dhe mbyllur në dhomë, ndërsa vetëm rreth orës 07:30 minuta, roja i karburantit është gjetur nga një prej punonjësve të firmës që ndodhen në zonë për rikonstruksioni e rrugës së lumit të Vlorës.
Ky i fundit ka dëgjuar thirrjet që vini nga dhoma, ndërsa ka liruar rojen, shtetasin Xhevair Lelaj 42 vjeç, duke njoftuar më pas edhe policinë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/maskat-lidhin-rojen-dhe-grabisin-karburantin-ne-vlore/