http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimi në arsim sipas kryebashkiakut te Tiranës Erjon Veliaj, është mundësia më e mirë për të dalë nga varfëria.Në ditën botërore kundër varfërisë, Bashkia dhe Banka Botërore zhvilluan një orë leksioni me nxënës e mësues të shkollës 9-vjeçare ?Ardian Klosi? në zonën e Bregut të Lumit. Ata diskutuan mbi hartimin e politikave të reja për mbështetjen e grupeve më në nevojë.?Më vjen mirë që Tirana ka bërë progres të jashtëzakonshëm dhe mezi pres që edhe me Bankën Botërore, por edhe me të gjithë institucionet tona sociale ta çojmë në këtë gjysmë të dytë të mandatit akoma më tej të gjithë betejën tonë, jo vetëm për të zhdukur varfërinë ekstreme me mensat sociale, për të gjithë njerëzit në nevojë, me ndihmën ekonomike apo edhe me kurset tona të arsimit-profesional, por të fokusohemi më shumë në zgjidhjen afatgjatë. Sa më shumë djem e vajza të arsimuar të kemi në qytetin e Tiranës, aq më të lehtë do ta kemi për të mundur varfërinë dhe për të pasur punë më të mira dhe sigurisht një të ardhur më të ndritur për të gjithë fëmijët tanë?.Veliaj tha se mbështetja e njerëzve në nevojë është një nga prioritet e Bashkisë së Tiranës?Në një ditë ku sot mendojmë se si luftohet varfëria, besoj se fokusi tek arsimi është mënyra më e mirë për të adresuar këtë problem. Bashkia e Tiranës ka tashmë një rrjet të qendrave sociale. Dua të falënderoj të gjithë kolegët të cilët punojnë për qendrat sociale, të cilët shërbejnë, shumë prej atyre nga komunitet fetare që janë gjithashtu pjesë e qendrave tona sociale na e kanë bërë më të lehtë punën për zbutjen e varfërisë. Megjithatë, është më mirë që njerëzit të mësojnë se si peshkohet se sa të marrin një peshk. Pra, është shumë e rëndësishme që shërbejmë vaktet falas, por ajo që është më e rëndësishme investimi tek arsimi?Bashkia do të vijojë mbështetjen e të rinjve përmes bursave apo ofrimit të edukimit profesional për marrjen e një zanati