Procesi ndaj Emiliano Shullazit/ Deshmojne Koni, Kule, Nikolla dhe Hodaj

2018-05-03 5

Dy profesorët Mynyr Koni dhe Dhori Kule të cilët sipas prokurorisë janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi, nuk e permendën atë me emër në dëshminë që dhanë në sallën e gjyqit. Rektori Koni tha para togave të zeza se është kërcënuar nga disa persona të cilët e kanë futur në një makinë, por nuk ka mundur të shquajë fytyrat e tyre.

?Duke ikur për në shtëpi më ndal një makinë dhe më fusin brenda. Kam qëndruar rreth 20 sekonda dhe më kanë kërkuar që të terhiqem nga gara për rektor. Nuk më është prezantuar me emër personi që më kërcënoi dhe unë nuk mund ta identifikoj. Emrin e Emiljano Shullazit e kam marrë vesh në media?.

Po nga media e kishte marrë vesh emrin e Shullazit edhe Dhori Kule i cili tha se u kërcënua në afersi të rektoratit nga disa persona.

?Më ndaluan tre makina në afërsi të Rektoratit dhe zbritën disa djem nga aty. Jam afruar pranë një makine xhami i të cilës ishte hapur pak dhe më është thënë që të mos e pengoja Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara. Pse i thashë se është burrë i mirë? Kaq po të them dhe më pas makina u largua. Unë nuk kam përmendur emra konkret në dëshmine time dhe emrin e Emiljano Shullazit e mora vesh nga mediat?.

Por dëshminë e Kules e ka rrëzuar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla edhe ajo dëshmitare në këtë proces.

?Kule nuk më foli me emra të përveçëm por më tha që dyshon se janë njerëz të Emiljano Shullazit. Pas takimit që patëm në Ministrinë e Brendshme doli në konferencë për mediat Sali Berisha i cili përmendi Shullazin?.

I fundit që dëshmoi ishte ish-drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj, i cili sqaroi se mënyrën si u mor kallëzimi i Mynyr Konit për rastin në fjalë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange