Report TV - Hysi zbardh mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ja çfarë u vendos

2018-05-03 0

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, ka zbardhur vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Nga Kryesia e Kuvendit, Hysi tha se deputetët e PD nuk pranuan që të miratohej kodi i sjelljes, me pretendimin se duhet rishikuar.

Deputetja tha se ky kod është nismë e mazhorancës, së cilës i janë bashkuar dhe deputetët e LSI. Sipas saj, në fund të mbledhjes kryetari i Kuvendit i dha mundësi opozitës që të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke ftuar të gjithë grupet parlamentare dhe të gjithë deputetët të shprehin mendime për të përmirësuar këtë kod brenda dy javësh.
?Kodi i sjelljes është depozituar në kuvend në vitin 2014 dhe ka tre vite që nuk miratohet nga këshilli i mandateve. Ky kod është shumë i rëndësishëm, është një standard që e kanë të gjithë parlamentet. Është bazuar në një studim që i është bërë jetës parlamentare në Shqipëri. Këshilli arriti në përfundimin që ne nuk ishim të gatshëm ta miratonim, sepse opozita kërkoi të rishikohej. Ju vë në dijeni se ky kod është nismë e deputetëve të mazhorancës, të cilëve iu janë bashkuar edhe LSI. PD nuk i është bashkuar nismës, por në fund thanë se duhet një kod sjelljeje, por duhet par ëmë tej.