http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet e një shërbimi të ri të parkun e Butrintit. Pas 15 projekteve të rregullimit, ristrukturimit, rikonstruksionit dhe pastrimit ky është projekti i fundit për të cilin janë hedhur një lum akuzash ndaj Ministrisë së Kulturës.
Vetë ministrja Kumbaro, i përgjigjet këtyre akuzave me marrjen e vendimit. Sipas saj, kjo ndërtesë vjen si nevojë për të ndihmuar turizmin sepse çdo sit arkeologjik është diku për tu vizituar, krahas zhvillimeve demografike të një vendi. Kumbaro e konsideron këtë një ambient ku do t?i shërbehet turistit pa informalitet dhe për më tepër me kontroll.
Kumbaro thekson se parku nuk është dëmtuar, pasi në të nuk është gërmuar.
Ambienti që mendohet se do të shërbejë si një kafene e shpejtë, zë një hapësirë rreth 100 metra në parkun e Butrintit.