Tema: Top Channel lumturon Eluertin, e con për herë të parë në Camëri
- Në sezonin e parë të emisionit ?Dua të të bëj të lumtur? një nga historitë interesante ishte letra e një vajze, Aleksandra Abazaj, që i kërkonte produksionit që të plotësonin dëshirën e të fejuarit të saj. Kjo dëshirë ishte ?një vizitë në Camëri? ekzaktësisht në fshatin Mazrrek ku ka lindur gjyshi i Eluert Bajramit. Në familjën e Eluertit flitej shpesh për Camërinë, cka ka bërë që ai sot të ushqejë një ndjenjë patriotizmi dhe atdhedashurie të pamasë. Por e shqetëson një amanet, një amanet që i kishte premtuar ta realizonte gjyshit të tij para se ai të ndahej nga jeta, një vizitë në Camëri. Tashmë dëshira e Eluertit, bashkë me Aleksandrën, është realizuar. Ata kanë shkuar në Camëri, e kanë gjetur shtëpinë e gjyshit e bashkë me mallin e Camërisë vijnë në insert.
Ndërkohë iu kujtoj se për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e emisionit ?Dua të të bëj të lumtur? për sezonin e ardhshëm të dërgojnë historitë e tyre në adresën histori@top-channel.tv