Shkodër - Nis kontrolli i “zinxhirit” të mishit, thertoret dhe tregjet pa standarde do mbyllen

2018-05-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Bujqësisë në Shkodër ka nisur verifikimin e thertoreve dhe tregjeve të bagëtive në kuadër të aksionit të paralajmëruar nga Ministri Peleshi për kontroll të zinxhirit të prodhimit të mishit.
Synimi është garantimi i cilësisë së produktit në tryezën e konsumatorit!
Urdhëri i ministrit Niko Peleshi për kontrollin e kushteve të tregtimit të gjësë së gjallë dhe therjet e tyre vetëm në thertore, ka nxjerrë në terren punonjësit e Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër.
Detyra është e qartë, brenda javës duhet të ndryshojnë situatën në tregje, pikat e therjes apo tregtimit.
Të gjitha këto masa kanë për qëllim rritjen e sigurisë së konsumatoreve, pasi kushtet e deritanishme linin për të deshiruar.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/nis-kontrolli-i-zinxhirit-te-mishit-thertoret-dhe-tregjet-pa-standarde-do-mbyllen/