Report TV - Sherri Bushati-Pollo, deputeti i PS Velaj: Do t’i drejtohemi Kuvendit

2018-05-03 1

Deputeti i PS, Fate Velaj, ka komentuar sherrin mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe deputetit të PD, Genc Pollo, në Komisionin e Integrimit. Deputeti Velaj kritikoi sjelljen e Pollos, i cili është dhe drejtues i këtij komisioni dhe si i tillë, sipas socialistit, duhet të luajë rolin e moderatorit.

Më tej, Velaj tha se do t?i drejtohet Kuvendit përmes një letre, ku t?i kërkojë të rishikojë situatën e krijuar në Komisionin e Integrimit, ku ministri Bushati u detyrua të largohet, pasi Pollo nuk pranoi t?i kërkojë ndjesë për fyerjet.
?Komisioni nisi normalisht, por agravoi, u rëndua gjendja, kur filluan pyetjet. Një kryetar komisioni ka për detyrë të luajë rolin e moderatorit. Ministri ndërhyri dhe tha se qëllimi ishte një dëgjesë. Pastaj filloi debati, ndoshta i panevojshëm në momentet që po kalon Shqipëria. Unë do jem bashkë me nënkryetarin Çuçi do t?i drejtojmë një letër Kuvendit të rishikojë situatën e krijuar në Komision, ku u detyrua ministri të largohej pasi ishte e papranueshme të vazhdonte komisioni në atë gjendje", tha Velaj.