Ligji - Statusi i naftëtarit, nis shqyrtimi i 2500 dosjeve të para

2018-05-03 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis shqyrtimi i aplikimeve të punonjësve të naftës dhe gazit për të përfituar statusin e naftëtarit. Aktualisht komisioni i ngritur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur studimin e 2500 aplikimeve. Në total nga ky ligj pritet të përfitojnë rreth 5 mijë punonjës të sektorit të naftës të cilët do të kenë një trajtim më të mirë në paga, pensione si dhe trajtime mjekësore.
Të gjithë ata qytetarë që kanë punuar në sektorin e naftës dhe të gazit mund të aplikojnë për të përfituar statusin e naftëtarit.
Ilia Gjermani nga Drejtoria e politikave hidrokarbure shpjegon se Aktualisht komisioni i ngritur ka nisur studimin e 2500 dosjeve në bazë të cilave do të vendosë edhe për përfitimet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/statusi-i-naftetarit-nis-shqyrtimi-i-2500-dosjeve-te-para/