Një pikë karburanti është grabitur nën kërcënimin e armëve orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qishbardhë dhe denoncimi është bërë nga roja i pikës së karburantit. Sipas policisë, grabitësit kanë marrë një shumë monetare prej 35 mijë lekë të reja.
Nuk dihet ende indentiteti i grabitësve, ndërsa policia bën të ditur se ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve.