Ka degraduar debati mes ministrit Ditmir Bushati dhe deputetit të PD, Genc Pollo, në Komisionin e Integrimit. Ata janë përplasur ashpër, ku biseda ka shkuar deri te fyerjet. Ka qenë deputeti Pollo që e ka quajtur Bushatin rrugaç.
Ndërkohë, Bushati është larguar nga mbledhja pas debatit të fortë me Pollon, ku ky i fundit nuk ka pranuar t'i kërkojë falje ministrit. Para se të largohej nga mbledhja, Bushati tha se nuk lejon as Pollon dhe as Saliun ta fyejnë.
Debatet mes tyre nisën që në fillim të mbledhjes, ku Pollo ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Ditmir Bushati pas arrestimit të shtetasit Moisi Habilaj në Itali si kreu i një bande droge dhe që sipas opozitës ka lidhje me ish-ministrin Saimir Tahiri.