Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një konferencë të pazakontë në orët e para të mëngjesit, kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Shqipëria ndodhet para shpërthimit të një skandali me përmasa historike për lidhjet e krimit të organizuar me qeverinë, ndërsa i kërkoi Kryeministrit arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Një ditë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga autoritetet italiane, kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka drejtuar një kërkesë të fortë kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar arrestimin e ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Basha tha se provat qe e impklikojnë Tahirin si kreun e trafikut të drogës në vend janë në tavolinë, të siguruara sipas tij nga partnerët ndërkombëtarë.
Shqipëria sipas kreut të opozitës, ndodhet para shpërthimit të një skandali të madh për krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me qeverinë aktuale. Ai kishte një thirrje për qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-saimir-tahiri-i-lidhur-me-habilajn-e-nakortrafikut-te-arrestohet/