Ditë e Re - Niko Spiro nga ‘Street dance’ në Zumba (pjesa e dytë)

2018-05-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ai ka 12 vite që kërcen dance sportiv. Fillimi i karrierës së Niko Spiro ka nisur në Greqi, ku ai ka jetuar, por në një tjetër zhaner ?street dance?.
Ndërsa kur është kthyer në Shqipëri nuk kishte palestër për breake dance apo hip hop, kaloi në një zhaner tjetër.
I ftuar në emisionin ?Ditë e Re? ka folur mbi fillimin ekarrierës së tij në Shqipëri dhe paragjykimet më të cilat është përballur.
?Në fillim nuk më ka pëlqyer sepse isha mësuar me një stil tjetër dhe për të bërë këtë ndryshim ishte pak e vështirë. Kur vijmë në Shqipëri na thonë grek, kur shkojmë në Greqi na thonë shqiptarë.?
Vetëm 22-vjeç dhe është shpallur 8 vite rresht kampion Shqipërie, 2 vite kampion Ballkani dhe 1 vit Evrope.
Gjithashtu Niko është një nga djemtë e parë shqiptarë që ka kërcyer zumba
?Para 5 vitesh u fut zumba. Diçka e re, e bukur por në fillim e kisha problem për shkak të paragjykimeve. Por iu futa punës dhe u bëra një nga djemtë e parë që kërcenin Zumba. Palestrën e parë e kam hapur në moshën 17 vjeçare.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/showbiz/niko-spiro-nga-street-dance-ne-zumba/