Report TV - Shullazi, dëshmon ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

2018-05-03 0

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në gjyqin ndaj Emiljano Shullazit. Nikolla mësohet se ka dëshmuar për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule nga i arrestuari.

I ftuar për të dëshmuar në gjyqin ndaj Shullazit është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Nuk dihet ende nëse ish-kreu i qeverisë do t'i drejtohet Krimeve të Rënda për t'u ballafaquar me me njeriun e shumëakuzuar prej tij. Ka qenë pikërisht Berisha i cili përmes një statusi në Facebook një vit më parë njoftoi kërcënimin e Konit dhe Kules nga Emiljano Shullazit.

Një javë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmoi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili u shpreh se kërcënimin e rektorëve e kishte mësuar pikërisht nga qëndrimi i Berishës në rrjetet sociale.

Free Traffic Exchange