Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo" në Report TV u shpreh se se qeveria ka gati ligjin për të shtrirë reformën në Akademinë e Shkencës. Kryeministri Edi Rama kërcënoi Akademinë pas zgjedhjeve për kryesinë se do ndërpriste fondet, pasi në vend të reformës zgjodhi farsën.
"Kërkimi shkencor nuk është aty ku duhet, për të sjellë progres në fushat e vendit. Fillojmë debatin këto ditë për ligjin e shkencës. Janë tre grupe pune që po funksionojnë për këtë. Kryeministri që para një viti ka ndarë me akademikët nevojën për reformimi të Akademisë së Shkencave, e cila nuk arrinte të vinte në ato qëllime dhe objektiva që kishte Akademia. Janë akademikët ata që përbëjnë këto tre grupe pune nga strategjia, arkitektura dhe ligji i ri për shkencën", u shpreh Nikolla.
Nikolla foli edhe për problemet që shoqërojnë aktualisht sistemin arsimor në vend. Sipas saj, nuk ka mungesë arsimtarësh siç mendohej në lëndët shkencore, por ajo që mungon është cilësia dhe performanca e këtyre mësuesve.
Çfarë solli procesi i akreditimit, kush e kërkoi dhe pse u bë?
Institucionet e arsimit të lartë janë përfshirë në një akreditim nga agjencitë më të suksesshme të Britanisë së madhe. Është shumë e rëndësishme të themi se kjo ka qenë një nga angazhimet e ?Rama 1?, i cili çoi në mbylljen e 22 institucioneve të arsimit të lartë që nuk ishin sipas parashikimit të ligjit. Është një grupim që çmon standartet dhe cilësitë më të larta në cilësinë më të lartë.Ndaj ne patëm negociata të gjata, dhe dua të falenderoj në fakt, pasi kjo ka qenë një risi e madhe në arsimin tonë të lartë.