Greqia do te votoje pro Shqiperise

2018-05-03 0

Pas shumë replikash e deklaratash të ndërsjella, Tirana zyrtare ka bindjen se Greqia do të japë votën pro hapjes së negociatave të vendit tonë. I këtij mendimi është ministri i Jashtëm Bushati, i cili nuk ka lënë pa komentuar dhe reagimin e Athinës pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare.

Tirana zyrtare nuk mendon se Greqia do të bllokojë Shqipërinë në procesin e integrimit të saj në Bashkimin Europian. Pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare, i cili solli reagime të forta të Athinës, Shqipëria preferon të përmbushë kriteret e Brukselit në vend të replikave me Athinën.

Por Bushati i dha përgjigje deklaratave të presidenti grek.

Shefi i diplomacisë shqiptare saktësoi më tej se për pakicat, Shqipëria është e hapur që të diskutojë edhe njëherë çdolloj modeli apo eksperience, përfshirë këtu edhe atë të Greqisë.

Pak ditë më parë, parlamenti miratoi ligjin për pakicat kombëtare me 102 vota pro, 10 abstenim dhe 1 kundër nga Vangjel Dule.

KLAN PLUS

Free Traffic Exchange