Në dëshminë e tij në polici i riu ka dëshmuar se shkak për kërcënimin për vetëflijim është bërë fakti se ish-gruaja e tij nuk e linte atë të shikonte fëmijët.
Sajmir Zalli, rreth 35-vjeç, është personi i cili kërcënoi se do hidhej nga vinçi pranë Pallatit të Kulturës, në Tiranë. Shqiptarja.com ka siguruar foton e 35-vjeçarit i cili mësohet se është baba i dy fëmijëve.
Nga maja e vinçit ai kërkoi Prokurorin e Tiranës, ndërsa gjatë gjithë kohës ka folur në telefon dhe ka konsumuar cigare.
Ndërkohë që policia ka tentuar për shumë minuta të negociojë me të riun, duket se ai ka zbritur më pas vullnetarisht nga lartësia.
Fillimisht ai refuzoi të zbriste duke iu përgjigjur policisë ashpër e me gjeste fyese, ndërsa qëndronte duke pirë cigare e duke folur në telefon me familjarët
Kanë qenë qytetarët që kanë informuar policinë se një i ri po tenton të vrasë veten duke kërcënuar të hidhet nga vinçi. Tashmë pritet dëshmi etij në polici për të mësuar më shumë rreth motiveve të Zallit për vetëflijim.