Ora News – Masakra në Lushnje, merren në mbrojtje familjarët e përfshira në konflikt

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Frika e ndonjë hakmarrje te mundshme ka bërë që Policia e Shtetit të marrë në mbrojtje familjet e përfshira në konfliktin në Lushnjë ku mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe u plagosen dy të tjerë.
Në mbrojtje policore janë marrë familjet e viktimave si dhe familjet e dyshuara si të përfshira në konflikt të përfolura edhe si dhe shënjestra e atentatit.
Burime të Ora News bëjnë me dije se shërbimet policore gjatë 24 orëve janë në survejim dhe ne mbrojtje të familjeve duke qëndruar në afërsi të banesave te tyre ndërsa vijojnë kërkimet për dy autorët e dyshuar të të atentatit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.
Mësohet se fotot e autorëve janë shpërndarë për të gjitha pikat kufitare ndërsa vijojnë kontrollet ne rrethinat e Lushnjes për të gjetur gjurmë të dy atentatorëve, qe mendohet se qëndrojnë të fshehur në rrethinat e qyteti.
Prej disa ditësh efektivet e komisariatit kanë marrë ne pyetje dhjetëra dëshmitarë ne lidhje me ngjarjen, ndërsa është kërkuar informacion edhe jashtë Shqipërisë në lidhje me të kaluarën e dy viktimave për të zbuluar edhe shkakun e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/masakra-ne-lushnje-merren-ne-mbrojtje-familjaret-e-perfshira-ne-konflikt/

Free Traffic Exchange