50 të rinj, mes të cilëve 15 vajza vendosën sot të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Kandidatët për oficerë do të jenë pjesë e Shkollës së Trupës në Bunavi ku për muaj të tërë angazhohen në Stërvitjen Individuale Bazë të Oficerit dhe Kursin e Përgatitjes së Oficerit të Ri rreth 180 rekrutë. Pas përfundimit të kurseve ata shërbejnë brenda radhëve të Forcave të Armatosura.
Në ceremoninë e përcjelljes së tyre, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e shoqëruar nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku shprehu sigurinë e saj se trajtimi i ushtarakut në të gjithë spektrin e tij do të përmirësohet më tej në vitet në vijim. ?Përmbushja e Misionit kushtetues të Forcave të Armatosura në shërbim të Atdheut na detyron të kemi njerëz të aftë dhe të përgatitur si nga aspekti fizik ashtu edhe intelektual, njerëz që dinë të triumfojnë mbi të tjerët dhe që besojnë se mund tia dalin. Tashmë sfidat e sigurisë janë shtuar e janë bërë edhe më komplekse. Kërcënimet dhe rreziqet e brendshme dhe të jashtme janë të panumërta. Në këtë kontekst, nga të gjithë ju kandidatë për oficerë të rinj, pritet të jepni më të mirën nga vetja juaj, të përvetësoni programin maksimalisht, të përgatiteni sa më mirë, me qëllim që të jeni në gjendje të përballoni të gjitha vështirësistë dhe të bëheni të aftë të përmbushni me sukses çdo detyrë që do u ngarkohet gjatë karrierës tuaj?, tha ministrja në takimin me rekrutët dhe familjarët e tyre.