Ora News - Ceka: 1 mln euro vijnë vetëm nga Butrinti, po ndërtohet kafene

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke marrë shkasë nga një ndërtim në Butrint, arkeologu i njohur Neritan Ceka i ftuar në studion e Ora News shprehu shqetësimin për atë që ndodh atje. Duke theksuar se Butrinti ka sjellë 1 mln euro të ardhura nga turistët, Ceka theksoi se në vend që të investohet në restaurime dhe gërmime të reja, investohet për kafene.
Ceka: Kemi një park që po arrin 170 mijë turistë deri sot. Kemi 1 mln euro që vijnë nga Butrinti. Në vend që të punojnë për përmirësimin e kushteve, marrin kompani që nuk kanë lidhje me Butrintin. Marrin Hakon për të bërë një kafe.
Marrin një kompani tjetër për të bërë restaurimet dhe lënë në mjerim Institutin e Monumenteve, që ka qenë krenaria e kulturës shqiptare. Në bëhet fjalë a kemi apo s?do të kemi kafe në Butrint, por do kemi restaurime, do kemi gërmime arkeologjike.
Plani që kam propozuar që të ketë një mega-park, Butrinti, Antigonea dhe Finiqi dhe të gjitha këto të bëjnë një integrim të të gjithë kështjellave që kemi atje, në Sarandë, në Kakome edhe në Kamenicë që është një fshat i Mesjetës që është një mrekulli e ruajtur dhe jo të katandisim problematikën e sotme të monumenteve të kulturës do kemi apo s?do kemi kafe në Butrint.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/ceka-1-mln-euro-vijne-vetem-nga-butrinti-po-ndertohet-kafene/