Ora News – 60 mln euro të bllokuara, Felaj: Po verifikohen trasaksionet e gjyqtarëve

2018-05-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

60 milionë euro pasuri janë bllokuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave. Drejtori i këtij institucioni priti këtë të hënë në një takim anëtarët e Komissionit të Sigurisë të cilët i informoi se janë konstatur një numër i lartë transaksionesh të parregullta të gjyqtarve dhe prokurorve. Rastet i janw referuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka bllokuar rreth 60 milionë euro pasuri të dyshimta. Ky institucion ka referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në Policinë e Shtetit një numër të lartë rastesh të transaksioneve të prokurorëve apo gjyqëtarëve që kanë rezultuar të parregullta.
Lajmin e bëri të ditur Kryertarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj pas një takimi që anëtarët e këtij komisioni zhvilluan me drejtuesin e këtij institucioni Arlind Gjokutaj.
Felaj: Institucioni ka ba bërë një punë shumë të mirë sa i takon bllokimit të pasurive të dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.Janë 60 milion euro pasuri që janë bllokuar nga ky institucion.
Duhet punuar fort me numrin e rasteve jo vetëm të atyre që hetohen, por me numrin e rasteve që gjykohen dhe përfundojnë qoftë me përfundimin e personave të dyshuar për pastrim parash, por edhe me masa të tjera sic është konfiksimi i këtyre pasurive.
Agjentët amerikanë tha Felaj që do të vijnë në Shqipëri do të asistojnë intitucionete në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar, ardhja e tyre shtoi ajo nuk cënon sigurinë e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/60-mln-euro-te-bllokuara-felaj-po-verifikohen-trasaksionet-e-gjyqtareve/