Rreth 150 mijë studentë do të nisin vitin e ri akademik në 3 ciklet e studimit, nga të cilët mbi 22 mijë ulen në auditore për herë të parë, në nivelin bachelor.
Ministra e Arsimit, Lindit Nikolla, zgjodhi Univeristetin e Mjkësisë për të uruar për këtë vit të ri akademik. Sipas ministres, ajo zgjodhi Universitetin e Mjeksisë pasi ?doli si një nga institucionet që përmbush plotësisht standardet, duke u akredituar me 5 vjet?.
?Kam zgjedhur të jem këtu pasi është viti i parë që të gjitha institucionet e arsimit të lartë përmbyllën me sukses akreditimin institucional. Universiteti i Mjekësisë pas këtij vlerësimi t ëjashtëm për akreditimin institucional, doli si një nga institucionet që përmbush plotësisht standardet, duke u akredituar me 5 vjet.
Një shembull për tu ndjekur nga institucionet e tjera. Përfitoj nga rasti të uroj mbi 22 mijë studentët që ulen për herë të parë. Por ju studentë të mjeksisë përmbushët me sukses atë që është reforma jonë në arsim e lartë për t?iu dhënë më shumë atonomi universiteteve, më shumë përgjegjshmëri për tu theklluar në cilësin e arsimit të kartë. Ky vit shënoi një standart të ri në pranimet në univeristet, duke u bazuar në meritën e transparencën e universiteteve ?, tha Nikolla.