Basha: Dekriminalizim zgjedhjeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Slogan i opozitës per reformën elektorale është tashme i qarte; dekriminalizim i zgjedhjeve. Bashkëkryetari i komisionit per reformën zgjedhore Oerd Bylykbashi ka paraqitur ne mbledhjen e grupit parlamentar nje platformë qe vendos shinat ku duhet te ece reforma per te garantuar zgjedhje te lira e te ndershme

?Dekriminalizimi i zgjedhjeve dhe mbështetja totale për votën e emigrantëve si propozim i kahershëm i Partisë Demokratike. Po mbushen 8 vite që PD ka propozuar votën e emigrantëve.?


Por ne deklaratën para medias Basha është ndalur edhe tek problematika e krimit, duke denoncuar zyrtare te larte qe kane bere presion ne komisariatin e policisë ne mbrojtje te Durim Kecit.

?Në dijeninë tonë, bëhet fjalë për kryetarin e bashkisë së Durrësit dhe përfituesin direkt të bandave të Durrësit, Vangjush Dako, dhe të paktën një deputet të PS . Këto janë prova dhe fakte që flasin qartë se krimi i organizuar shqiptar dhe mafia shqiptare, kanë te kjo qeveri dhe te ky kryeministër, një mbrojtës dhe një promovues të interesave të tyre.?

Basha i është kundërpërgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama i cili ne rrjetet sociale postoi reagimin e socialistit brace sipas te cilit: ?Basha po u shërben oligarkëve qe kane kapur ekonominë ne këtë vend?.

? I referohet statusit të një deputeti që e ka çorientuar në fakt akoma dhe më keq. Pretendon që PD ndihmon oligarkët, duke propozuar çfarë? Që biznesi i vogël të mbetet jashtë skemës së TVSH. Ku është ndihma këtu për oligarkët??

Basha ka theksuar se PD nuk tërhiqet nga beteja kundër vendosjes se TVSH tek biznesi i vogël.

?Lufta kundër informalitetit nuk bëhet duke goditur biznesin e vogël.?

Le të pyesim, pse ekspertët e tij janë ngritur kundër futjes së TVSH tek biznesi i vogël?! Pse FMN është shprehur kundër futjes së TVSH-së tek biznesi i vogël?!

Ndërkaq grupi parlamentar i PD ka vendosur te propozoje nje ndryshim ligjor per te shpërndare librat falas per fëmijët nga klasa e pare deri ne klasën e 9.

Free Traffic Exchange