Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Furgonët që transportojnë nxënësit e shkollave jo publike dhe institucioneve të tjera në Fier kanë kohë deri në fund të këtij viti të plotësojnë kushtet e reja. Zgjidhja provizore u arrit mes drejtuesve të vendorë dhe ata policisë në Fier me shoferët e mjeteve të cilët organizuan një protestë para prefekturës.
Rreth 100 drejtues automjetesh të cilët bëjnë transportin e nxënësve të shkollave jopublike në Fier, protestuan para prefekturës pasi nuk lejohen më të kryejnë këtë shërbim.
Një vendim i Këshillit të Ministrave u ka vendosur kritere të mirëpërcaktuara, nga ngjyra e mjetit deri tek numri i nxënësve pasagjerë.
Për të zgjidhur situatën, bashkë me drejtuesit e shkollave private ata patën një takim me prefektin e qarkut dhe krerët e policisë
Drejtuesi i furgonit: Jemi dakort të zbatohet ligji, po të shikohet dhe mundësia jonë të ushqehemi. Tani ligji thotë nuk mund të marrësh certifikatë për të bërë dy punë.
Takimi përfundoi me një zgjidhje provizore. Këta mjete do të lejohen të qarkullojnë deri në fund të vitit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-drejtuesit-e-furgoneve-proteste-para-prefektures-per-kriteret-e-reja/