Report TV - Kanceri i gjirit, shtohen rastet e të prekurve në Lezhë

2018-05-03 2

Shtohen rastet e të prekurave nga kanceri i gjirit në qarkun e Lezhës. Janë 22 femra të prekura nga kanceri i gjirit për vitin 2017, por ka edhe nga ato të cilat janë ekzaminuar dhe akoma nuk kanë marrë përgjigjet në lidhje me këtë sëmundje.

Deri tani spitali rajonal i Lezhës nuk ka një mamograf, por pritet që së shpejti të instalohet një i tillë në këtë qytet. Gratë dhe vajzat janë detyruar t?i drejtohen Spitalit të Shkodrës ose të Tiranës për të kryer ekzaminimin e gjirit, ndërsa tashmë brenda pak ditësh mamografia pritet të mbërrijë dhe të instalohet në qytet.