Report TV - TVSH te biznesi i vogël, LSI ‘luftë’ Ramës: Ke lajthitur!

2018-05-03 0

LSI ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendosjen e TVSH te biznesi i vogël. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e ka cilësuar këtë një lajthitje të Ramës. Duke risjellë në vëmendje deklaratat e Ramës në nëntor të 2015, kur sipas Vasilit kryeministri ia hiqte TVSH biznesit të vogël, kreu i grupit të LSI thotë se po ky kryeministër i paaftë po ia vendos TVSH këtij biznesi.
?Grupi mori në shqyrtim trajtimet mbi biznesin e vogël dhe vendosjen e TVSH. E kemi trajtuar të parët këtë temë dhe kemi dëgjuar lajthitjet e Ramës, që rrjedhin nga fakti se ai është i paaftë, i paditur dhe nuk di e nuk mban mend çfarë thotë.

Çfarë tha Rama: Nëntor 2015 ja hiqte detyrimet biznesit të vogël dhe TVSH thoshte: Rezultate t para të këtij operacioni informalitet jua dedikojmë juve. Besoj se paratë do të shkojnë te ju, te ata që vetëpunësohen, në javët e ardhshme ne i konsiderojmë përfshirjen e TVSH te biznesi i vogël të panevojshëm. Po tani: ?NE duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grupi të pasurish.