Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Ruzhdie të Patosit u mbajt festa e vjeljes së Ullirit që si cdo vit shoqërohet me panaire e aktivitete të tjera. I pranishëm, zv ministri i bujqësisë, Dhimitraq Kote u kërkoi fermerëve që të bashkohen për të garantuar tregun e produktit që kultivojnë masivisht.
Ulliri konsiderohet mbreti i prodhimeve të Patosit, ndaj vjelja e tij gjithmonë shoqërohet me festime e panaire.
Aktiviteti i këtij viti u mbajt në Ruzhdie, si organizim i Bashkisë së Patosit dhe njësive vendore dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë qëndrore dhe të zgjedhurve vendor.
Nën sloganin ?Mirësevini në Sofrën tonë bujare?, në panair nuk munguan gatimet tradicionale të zonës.
Zëvendës ministri i Bujqësisë, në fjalën e tij u premtoi fermerëve mbështetje të shtuar ndërsa i ftoi që të bashkohen për të garantuar të ardhmen e tyre
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/festa-e-vjeljes-se-ullirit-qeveria-fton-fermeret-qe-te-bashkohen-per-tregun/