LSDM-ja fiton lokalet në Maqedoni, partitë shqiptare në balotazh - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
LSDM-ja e kryeministrit, Zoran Zaev, sipas të dhënave të para jozyrtare të KSHZ-së është fituese e zgjedhjeve lokale të së dielës.Kjo parti ka njoftuar fitoren në 40 nga gjithsej 80 komuna të Maqedonisë, ndërsa thuajse në të gjitha të tjerat do të shkojë në balotazh në rrethin e dytë zgjedhor.LSDM-ja, bazuar në të dhënat e përpunuara ka fituara komunat më të mëdha të vendit, thuajse shumicën e dhjetë komunave të Shkupit, si dhe të qyteteve tjera në Manastir, Prilep, Ohër, Strumicë, Shtip e të tjera.Fitoren në zgjedhje e shpalli Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së dhe njëherësh kryeministër i vendit?Populli në këto zgjedhje dha mesazhin, se mbështet politikat e qeverisë së re, i dha mbështetje politikës sonë për një shoqëri për të gjithë, i dha mbështetje rritjes dhe zhvillimit ekonomik?, ka deklaruar Zaev.LSDM-ja ka fituar edhe në komunën e Haraçinës ta banuar tërësisht me popullatë shqiptare.Ndërkohë, VMRO DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, në paraqitjen rreth mesnate ka shprehur kritika për mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke denoncuar parregullsi të shumta, sipas tij.Gruevski tha se për të gjitha parregullsitë do t?i informojë organet kompetente, por gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë që të marrë përgjegjësinë për humbje në zgjedhje.?Për rezultatin zgjedhor do të diskutojnë organet më të larta partiake dhe gjithsesi se edhe unë nuk do t?i ik përgjegjësisë për rezultatin e arritur?, ka deklaruar Gruevski pa saktësuar nëse do të japë dorëheqje.Te partitë shqiptare, zgjedhjet kanë përfunduar vetëm në dy komuna, në Kërçovë ku ka fituar kandidati i BDI-së, por i mbështetur edhe nga partitë e tjera shqiptar, si dhe në një komunë tjetër më të vogël rurale, në Pllasnicë.Në 12 komuna tjera të banuara kryesisht me popullatë shqiptare si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair si dhe komuna tjera do të ketë balotazh me kandidatëve të BDI-së si dhe lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët.?Bashkimi Demokratik për Integrim dukshëm udhëheq në nivel të republikës. Mendoj se ky do të jetë mandati i 11-të i fitoreve të BDI-së?, ka deklaruar kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. BDI-ja pretendon se është fituese e zgjedhjeve me rreth 100 mijë vota.Lëvizja Besa, ndërkohë, në vlerësimin e parë për zgjedhjet ka folur për parregullsi të shumta gjatë procesit zgjedhor, të cilat ka njoftuar se i ka deponuar në organet përgjegjëse për procedim të mëtejmë.Por, edhe kjo parti opozitare ka thënë se është fituese e zgjedhjeve pasi sipas saj ajo ka fituara vota pa koalicion me parti maqedonase, siç ishte BDI-ja me LSDM-në në disa komuna.?Duke pasur parasysh se BDI-ja ishte në koalicion me LSDM-në, kjo i bie që BESA është partia e parë shqiptarë në Maqedoni. Nga votat e numëruara deri tani ne kemi rritje të dyfishtë dhe kjo na bën partinë e parë shqiptare?, ka deklaruar Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.Nga Aleanca për Shqiptarët, gjithashtu, kanë thënë se rezultati i tyre është dyfi...