Policia Kufitare e Kakavijës paraditen e sotme ka arrestuar 54-vjeçarin Petrit Vranja, banues në Durrës, i cili ka tentuar të kalojë në shtetin grek 3.5 kg kanabis të cilën e kishte fshehur në automjetin me targa AXH 1978, në gomën rezervë.
Lënda narkotike është gjetur pas kontrollit të imtësishëm nga policia kufitare në automjetin e 54-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ?Trafikimi i narkotikëve?.