Në nisje të vitit të ri akademik, kryeministri Edi Rama nga Universiteti Bujqësor i Tiranës pas urimeve për studentët, deklaroi se do të ketë një proces ndërveprimi intensiv mes Universitetit dhe qeverisë.
Kryeministri deklaroi se kapitulli i ri i reformës në arsim ka filluar të japë rezultate dhe produkte konkrete. Sipas tij reforma i ka dhënë zgjidhje problemit të parë, të hyrjes në universitet sipas meritës.
?Iu uroj suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në nisjen e vitit të ri akademik. Kapitulli i ri i reformës në arsim ka filluar dhe do të japë rezultate dhe produkte konkrete.
Reforma në arsim i ka dhënë zgjidhje problemit, që në universitet të hynte ai që e meritonte. Ne sot kemi arritur kemi që djali dhe vajza e asnjërit që është ulur në radhë të parë nuk mund ta kalojë atë të një çobani nëse është me rezultate më të mira.