Report TV - FOTO Ekskluzive/ Njeriu i Erdoganit në Tiranë ndjek gjyqin për ‘terroristin’

2018-05-03 5

REPORT TV siguron detaje të reja nga procesi gjyqësor i ekstradimit të Muhammed Aydogmus i akuzuar nga Turqia se është pjesë e organizatës FETO drejtuar nga Fetullah Gylen.
Seanca decizive e ekstradimit nga pedagogut të universitetit të Ankarasë, drejtuar nga gjyqtarja e gjykatës Durrës Eda Kaja është ndjekur nga vetë zëvendës ambasadori Sinan Bash dhe përkthyesi Stefan Vucani.

Siç shikohet nga kjo foto e siguruar nga Report TV numri dy ambasadës turke është në shoqërinë e përkthyesit shqiptarë. Në mungesë të ambasadorit Hidayet Bayraktar i cili ndodhet në Ankara, fillimisht zëvendës ambasadori Sinan Bash ka qëndruar në shkallët e gjykatës Durrës për të pritur ardhjen e Muhammed Aydogmus i prangosur nën shoqërinë e tre policëve.

Prezenca e zëvendës ambasadorit në këtë proces gjyqësor tregon rëndësinë që i jep shteti turk ekstradimit të Muhammed Aydogmus i cili cilësohet nga Ankaraja si anëtarë i grupi terrorist të armatosur.

Nga ky proces ekstradimi Ankaraja zyrtare ka preferuar të ketë marrë informacion të dorës së parë në kohë reale nga ambasada turke. Prezenca e diplomatëve në procese të tilla gjyqësore ku shteti i tyre ka interesa është sanksionuar në Konventën e Marrëdhënieve Diplomatike të Ambasadave të Vjenës.